Kriza / Partitë përplasen për cilësinë e ujit

Gazetar: Suad Bajrami

LSDM-ja opozitare kërkon përgjegjësi nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe partia e tij VMRO-DPMNE lidhur me helmimin e mijëra qytetarëve të Gostivarit me ujë të pijshëm. Bojan Zafirovski thotë se pushteti nuk mund të ikë nga përgjegjësia për rrënimin e sistemit shëndetësor dhe të institucioneve tjera.

Derisa qytetarët e Gostivarit kanë pirë ujë të helmuar me ditë, Qendra për Shëndet Publik e ka shpallur ujin të rregullt. Ndërsa deri para pesë ditësh heshtën. Nga 200 njerëz janë paraqitur në spitalin në Gostivar dhe asnjë prej autoriteteve shëndetësore nuk ka ndërmarrë asgjë. Tani na dërgojnë ministrin e policisë të na tregojë procese të klorimit të ujit, ministri i Shëndetësisë i sulmon mjekët që kanë folur për të vërtetën në Gostivar”, deklaroi Bojan Zafirovski, LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE përgjegjësinë për Gostivarin e lokalizon te kryetari i Komunës Valbon Limani.

“Në kontekst të skandalit të Gostviarit, sërish thonë vetëm gënjeshtra si ai i fundit se në fshatin e Slivnik të Velesit uji është i parregullt. Dhe paramendoni, prezantojnë raport të vjetër. Me qëllim të mirë i këshillojmë, të vetëdijesohen dhe të ndalojnë të shpërndajnë gënjeshtra dhe panik dhe ta shohin vetveten. Pse? Sepse ata janë pushtet lokal në Gostivar. Pushtet janë LSD, BDI dhe Arben Taravari në Gostivar”, theksoi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Për incidentin në Gostivar llogari dhe përgjegjësi kanë kërkuar edhe subjektet e tjera politike./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button