Kroaci, 1.563 raste të reja me Covid-19

Autoritetet shëndetësore në Kroaci në 24 orët e fundit kanë rregjistruar 1.563 raste të reja me Covid-19 dhe 13 viktima. Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 7.380. Prej tyre, 661 pacientë janë në spital, nga të cilët 46 janë në respirator.

“Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 29.850 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 406 vdiqën, gjithsej 22.064 njerëz u shëruan, nga të cilët 629 në 24 orët e fundit”, njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile.

Aktualisht 25.620 njerëz janë në vetizolim. Deri më tani, një total prej 421.648 njerëz janë testuar, nga të cilët 6.874 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button