Avokati i të dyshuarit për vjedhjen e mbi 2 milionëve: Nuk ka prova që ai e kreu transaksionin

Pas përfundimit të seancës gjyqësore në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritej të vendosej masa e sigurisë për të dyshuarin L.G për keqpërdorin të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, avokati mbrojtës, Veton Rrecaj tha se nuk është vërtetuari se i mbrojturi i tij ka bërë transaksionin e kësaj shume.

“Është mbajtur gjykata në lidhje me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. I mbrojturi im është vetëm i dyshuar për një vepër për keqpërdorim të pozitës zyrtare e jo i akuzuar. Prokurori nuk na paraqiti provë konkrete që do ta mbështeste një pretendim të tillë. Kërkesa ishte e supozuar dhe nuk u argumentua”, tha ai.

Madje ai shpreson që gjykata së mos e caktojë masën e paraburgimit ndaj L.G.

“Jemi duke pritur vendimin dhe shpresoj që gjykata te mos caktoj masën e paraburgimit. Ne kemi propozuar ta pyesim ministren se ku janë ato mjete që ka thënë se janë te sigurta. Ajo duhet të jap sqarime se prokuroria thotë se ato para nuk janë të sigurta. Vendimin e presim pas orës 13:00. Do të paraqesim ankesë në instanca më të larta”, tha ai.

Në lidhje me: Hoti për “avullimin” e mbi 2 milion eurove: Mashtruesit nuk kanë vend brenda institucioneve

LEXO EDHE:

Back to top button