Kroaci, 23 viktima dhe 2.378 raste të reja me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kroaci, brenda 24 orëve kanë regjistruar 2.378 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shënuar edhe 23 vdekje të tjera.

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 12.736. Mes tyre, 932 pacientë janë në spital, nga të cilët 68 janë në respirator.

“Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 40.999 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 493 vdiqën, gjithsej 27.770 njerëz u shëruan, nga të cilët 930 në 24 orët e fundit”, njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile.

Aktualisht 14.924 njerëz janë në vetizolim. Deri më tani, gjithsej 466.315 njerëz janë testuar, nga të cilët 8.589 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button