Kroaci, 31 viktima dhe 1.945 raste te reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 31 viktima dhe 1.945 raste të reja me Covid-19, transmeton Anadolu.

- Advertisment -

Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 15.371. Midis tyre, 1.827 pacientë janë në spital, nga të cilët 196 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 87.464 raste me koronavirus, nga të cilët 1.113 kanë vdekur, 70.980 janë shëruar, përfshirë 2.242 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht, 36.175 persona janë në vetizolim.

Deri më tani, 631.655 persona janë testuar, nga të cilët 7.262 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button