Kroaci, 3251 raste të reja me Covid-19 dhe 38 të vdekur

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3251 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2, dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 16,891.

- Advertisment -

Aktualisht, 1.878 pacientë janë në spital, nga të cilët 205 janë në aparate për frymëmarrje dhe 38 pacientë kanë vdekur.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 90.715 raste pozitive, nga të cilët 1.151 kanë vdekur, gjithsej 72.673 janë rikuperuar, nga të cilat 1.693 në 24 orët e fundit.

Aktualisht 39.937 persona janë në vet-izolim. Deri më tani, një total prej 640.781 njerëz janë testuar, nga të cilët 9.126 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button