Kroaci, Plenkoviç thirrje për disiplinë kombëtare kundër kotonavirusit

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të tregojnë disiplinë për të luftuar kundër pandemisë së COVID-19, ndërkohë që Kroacia regjistroi një rekord të ri infektimesh ditore.

“Disa po i minimizojnë efektet e COVID-19, që rezulton në mosrespektim të masave mbrojtëse, sjellje të papërgjegjshme, duke rrezikuar si shëndetin, ashtu edhe ekonominë”, tha ai gjatë një mbledhjeje të qeverisë së tij.

“Ekonomia duhet të vazhdojë të rimëkëmbet, por për ta siguruar këtë, përgjegjësia individuale dhe disiplina e çdo qytetari janë thelbësore”, shtoi Plenkoviç.

Gjatë muajve të parë të pandemisë, Kroacia regjistroi më pak se 100 raste infektimi në ditë, por kjo prirje u përmbys me hapjen e kufijve gjatë verës, për të ndihmuar turizmin, që përbën një të pestën e pasurisë kombëtare

LEXO EDHE:

Back to top button