Kroacia, gjysmëfinalisti i parë në Katar 2022

Ndeshja e parë e çerekfinales në Botërorit “Katar 2022”, në mes Brazilit dhe Kroacisë, u vendos përmes penaltive, pasi që ndeshja në kohën e rregullt dhe kohën shtesë u mbyll me barazim.

Nuk kishte gola në 90 minutat e kohës së rregullt, ndërsa në kohën shtesë, Nejmar solli epërsi për Brazilin, para se Petkoviç të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 118.

Në ruletin e penaltive, më të suksesshëm ishin futbollistët e kombëtares së Kroacisë, të cilët realizuan tw gjitha tentimet nga 11 metra. Në gjysmëfinale, Kroacia do të mirëpret fituesin e sfidës tjetër të çerekfinales, ku takohen Argjentina dhe Holanda.

 

LEXO EDHE:

Back to top button