Kroacia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

Raportohet për një fëmijë të vdekur, pamje pas tërmetit të fuqishëm në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë. Ai është ndjerë pas orës 12 në Zagreb, Banja Lluka dhe Sarajevë. Qendra Sizmiologjike Euromediterane (EMSC) ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.3 shkallë të Rihterit. Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, diku rreth Petrinja.Tërmeti u ndje edhe në Serbi.

Ende nuk ka informacione për vitkima ose dëme materiale.

Gjatë ditë së djeshme një tërmet prej 5.2 shkallësh të Rihterit goditi Kroacinë, me epiqendër pranë qytetit Sisak, rreth 50 kilometra në jug të Zagrebit. Tërmeti u pasua edhe nga dy goditje të tjera rreth 5 shkallëshe.

Në muajin mars, kur Kroacia ishte në karantinë për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën.

LEXO EDHE:

Back to top button