Raportohet për një fëmijë të vdekur, pamje pas tërmetit të fuqishëm në Kroaci

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, ndërsa raportohet për një fëmijë të vdekur.

Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Qyteti më i prekur është ai i Petrinjës, me ndërtesa të rrëzuara dhe me linja elektrike dhe telefonike të ndërprera.

Sipas medias kroate “Jutarnji list”, një fëmijë ndërroi jetë në Petrinja pas shembjes së ndërtesës. Ndërsa një djalë i ri që ishte në çatinë e një shtëpie në një fshat afër Petrinjas në kohën e tërmetit përshkroi atë që ndodhi.

“Ne po punonim në çati, të gjithë u hodhëm kur ndodhi tërmeti. Shtëpia u shemb plotësisht. Nga dhjetë shtëpitë në atë fshat, nëntë u shembën. Të gjithë pronarët e objektit në të cilin kemi punuar arritën të shpëtojnë “, tha ai.

Kryetari i Komunës së Petrinjës, Darinko Dumbović thotë se një kopsht i qytetit u shemb. “Në kopshtin e fëmijëve të shkatërruar nuk kishte fëmijë. Në të dytin kishte fëmijë, por ata arritën të dilnin jashtë. Unë ftoj zjarrfikës profesionistë që të ndezin makinat dhe të vijnë në Petrinja. Ne kemi nevojë për ndihmë“, tha Dumbovic.

LEXO EDHE:

Back to top button