Kroacia mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet e para pas mbylljes së vendvotimeve

Kroacia mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet e para pas mbylljes së vendvotimeve

Kroatët po votojnë në zgjedhjet parlamentare, që po shihen si test për popullaritetin e kryeministrit, Andrej Pllenkoviq, dhe partisë konservatore në pushtet, HDZ, që opozita e ka akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm. Bashkimi Demokratik Kroat po shpreson që të përdorë mbështetjen, pasi kjo parti mbikëqyri anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, miratoi përdorimin e euros dhe shteti përjetoi një bum turistik. Kjo parti ka mbizotëruar skenën politike, që kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 1991. Afër 3.7 milionë votues do të zgjedhin në mesin e më shumë se 2.000 kandidatëve. Sondazhet e para pritet të dalin disa minuta pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ndërkaq rezultatet zyrtare pritet të publikohen në ditët në vijim. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button