Kroacia miraton përdorimin e Euros

Parlamenti kroat i jep dritën e gjelbër vënies në përdorim të Euros duke nisur nga 1 Janari i vitit të ardhshëm.

Vendimi u miratua gjatë votimit këtë të premte, ku mori një shumicë prej 117 votash nga 151 deputetë që ka parlamenti.

Euro do të përdoret fillimisht krahas monedhës kombëtare Kuna që do të dalë gradualisht jashtë qarkullimit.

Kroacia që u anëtarësua në BE në 2013 bëhet kështu vendi i 20 i hapësirës së përbashkët monetare europiane.

Por duke qenë ndër ekonomitë më të dobëta të unionit, shumë analistë vendas janë skeptikë pasi thonë se qarkullimi i Euros, do të rrisë varfërinë në vend.

LEXO EDHE:

Back to top button