Kroacia raporton 11 të vdekur dhe 1467 raste me coronavirus

Kroacia raporton 11 të vdekur dhe 1467 raste me coronavirus

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1467 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 10516.

Mes tyre, janë 671 pacientë që marrin trajtim spitalor, prej të cilëve 25 pacientë janë me ventilator.

Autoritetet kroate shëndetësore kanë regjistruar humbjen e 11 jetëve, raporton index.

Nga data 25 shkurt 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infektimit në këtë vend, deri më sot janë regjistruar gjithsej 1.184.303 persona të infektuar me coronavirusin e ri.

Kujtojmë se deri më tani kanë vdekur 16.288 persona në shtetin kroat.

Ndryshe, të paktën me një dozë u vaksinuan 2316378 persona ndërsa me dy doza 2246308 kroatë.

LEXO EDHE:

Back to top button