Kroacia regjistron 204 raste të reja me koronavirus

Autoritete shëndetësore në Kroaci njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë nga 6.387  testime të realizuara, janë regjistruar 204 raste të reja me Covid-19 dhe dy raste të  vdekjes. Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 1.268. Në mesin e tyre 278 pacientë janë në spital, ndërsa në respiratorë janë 27 pacientë.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, dy pacientë kanë humbur jetën brenda harkut kohorë prej 24 orëve. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 15.340 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 257 kanë vdekur, ndërsa 13.815 janë shëruar. Në Kroaci  që nga fillimi i pandemisë, për Covid-19 janë testuar gjithsej 273.684 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button