KRRE-ja nesër vendos për çmimin e energjisë elektrike

Gazetar: Ile Petrevski

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) të mërkurën do të marrë vendim sa do të shtrenjtohet rryma, shkruan Alsat.

Në seancën përgatitore, ky organ duhet të vendos cilën përqindje të kërkesave për rritje çmimi do t’ua pranojë kompanive energjetike. Zyrtarisht çmimi i ri për gjashtë muajt e ardhshëm do të mësohet të enjten.

“Për të mërkurën është caktuar seanca përgatitore në të cilën KRRE para kompanive energjetike do t’i prezantojë mekanizmat që do t’i aktivizojë gjatë miratimit të vendimit të ri për çmimin e energjisë elektrike”, njoftojnë nga KRRE.

Nga KRRE presin që të gjitha palët të solidarizohen në këtë kohë krize. Por, sipas informacioneve të televizionit Alsat, Distribucioni kërkon çmim më të lartë për rolin e tij prej 100% kurse MEPSO 82%. Furnizuesi universal, EVN Houm pranë KRRE-së nuk ka dorëzuar kërkesë konkrete. Ajo që tashmë dihet është se kompania shtetërore EMV do të ketë rritje të çmimit për rrymën e prodhuar, që do t’ia shesë furnizuesit universal për 13%. Nga Viti i Ri, një megavat orë në vend të 36, do të kushtojë 41 euro.

Përllogaritje për çmimin e ri të energjisë elektrike

Distribucioni 100%
MEPSO 82%

Çmimi i EMV-së për EVN Houm, 41 euro për një megavat orë
Kompetentët sigurojnë se pavarësisht krizës energjetike, nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike.

“Qytetarët dhe konsumatorët e vegjël nuk kanë dhe nuk duhet të kenë kufizime. Ka mungesë të energjisë elektrike dhe në disa vende ka kufizime të energjisë elektrike”, deklaroi Vasko Kovaçevski, drejtor i EMV-së.

Qeveria tashmë ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të kalojë 10 për qind./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button