" "
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme duhet të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës me pakicë. Çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Kujtojmë se javën e kaluar KRRE-ja vendosi që të mos ndryshoj çmimin e derivateve, kështu që benzina dhe dizeli për dy javë resht u shitën me çmim të njëjtë.








