Kryeministri i Holandës mbërrin sot në Tiranë

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet që të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Mark Rutte do të pritet me një ceremoni zyrtare në kryeministri nga homologu i tij Edi Rama në orën 11 e 20 minuta. Më pas deri në orën 12 delegacionet dhe krerët e dy qeverive do të zhvillojnë një takim. Në orën 12 e 30 do të mbahet konferenca për shtyp e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Holandës.

Ndërkohë në orën 14.00 kreu i qeverisë holandeze do të zhvillojë dhe një vizitë në ambjentet e Piramidës që po ristrukturohet. Dy kryeministrit do të bisedojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Holanda ka qenë një ndër vendet më skeptikë për çeljen e negociateve të Shqipërisë më Bashkimin Europian. Dy herë ky shtet e ka refuzuar hapjen e negociatave, ndërsa herën e tretë kur dha dritën jeshile ishte Bullgaria që bllokoi gjithçka. Aktualisht nuk ka një datë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

LEXO EDHE:

Back to top button