Kryeministri libanez mban mbledhje urgjente të kabinetit
Kryeministri libanez mban mbledhje urgjente të kabinetit
Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati, ka mbajtur një takim urgjent me ministrat për të diskutuar situatën në jug të vendit.
Kështu raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Gjatë takimit, Mikati theksoi se “po mban një sërë kontaktesh me miqtë e Libanit për të ndaluar përshkallëzimin”, shkruan BBC.
Ai theksoi gjithashtu “pozitën e Libanit në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare që mund të çojnë në një armëpushim në Gaza”.