Kryeministri spanjoll i shpall luftë “dezinformimit”
Kryeministri spanjoll i shpall luftë “dezinformimit”
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka vendosur ta bëjë luftën kundër dezinformimit një prioritet për “rinovimin demokratik” të vendit. Opozita konservatore në vend e dënoi menjëherë idenë e tij si një përpjekje për të censuruar mediat kritike ndaj qeverisë. Këtë ide Sanchez e diskutoi këtë të martë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me presidentin brazilian Lula da Silva.
Gjykata e Lartë e Brazilit kohët e fundit urdhëroi bllokimin e rrjetit social X të Elon Musk për moszbatim të urdhrave të gjykatës në lidhje me “lajmet e rreme”.
Qeveria e majtë e Sanchez zbuloi një plan javën e kaluar për të luftuar lajmet e rreme gjatë tre viteve të mbetura të mandatit të tij. Kjo përfshin krijimin e një regjistri publik të gazetave, pronarëve të tyre dhe të ardhurave të tyre nga reklamat. Gjithashtu janë duke u futur masa që duhet të sigurojnë privatësi më të madhe dhe mundësinë e korrigjimit të informacionit të pasaktë.