Kryeqyteti i Libisë përfshihet nga luftime të përgjakshme

Kryeqyteti i Libisë përfshihet nga luftime të përgjakshme

OKB-ja ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përplasjeve me armë në Libi ku si pasojë vetëm një ditë më parë u regjistruan të paktën 23 viktima.

Forcat Qeveritare të Unitetit Kombëtar  me bazë në Tripoli zhvilluan një betejë të përgjakshme me rivalët e mbështetur nga parlamenti. Armët nuk kanë kursyer as spitalet që sipas Shërbimeve të urgjencës sulmet u regjistruar në disa prej tyre.

OKB në deklaratën e posaçme tha se luftimet kishin përfshirë “granatime pa dallim të mesëm dhe të rëndë në lagjet e populluara nga civilët” ndaj bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Libia ka qenë në kaos që nga kryengritja e vitit 2011, që rrëzoi kolonelin Muammar Gaddafi.

Pavarësisht kësaj, vendi kishte kaluar një periudhë relativisht të qetë gjatë dy viteve të fundi, por mungesa e një kompromisi ka rikthyer krizën.

LEXO EDHE:

Back to top button