Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka cilësuar 2 gushtin si përpjekje e përbashkët e shqiptarëve dhe maqedonasve për liri dhe barazi.
Sipas tij, synimi i vitit 1903 u realizua përmes bashkëqeverisjes dhe ndarjes së barabartë të përgjegjësive. Por sipas, tani situata paraqitet ndryshe.
“Sot, dy gushti na gjen në rrethana përballë njëri tjetrit e jo bashkë me njëri tjetrin si dhe me tendenca margjinalizuese dhe të ushtrimit të supremacisë etnike”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ahmeti. Ahmeti ka shtuar se fryma e manifestit të Krushëves që pasqyrohet në Marrëveshjen e Ohrit po zbehet përmes tendencave për ta larguar flamurin dhe përmes vendimeve si abrogimi i balancuesit dhe bandenterit.








