Kryetari i Klinës në Kosovë dënohet me gjobë prej 4 mijë eurosh, i ndalohet 2 vjet ushtrimi i funksionit publik

Kryetari i Komunës së Klinës dënohet me gjobë prej 4 mijë eurosh, i ndalohet 2 vjet ushtrimi i funksionit publik

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Zenun Elezi për shkak të konfliktit të interesit.

“Më datë 20.02.2018, si person zyrtar, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Klinës, e ka ditur se vajza e tij ka aplikuar në pozitën mjeke e praksës së përgjithshme në QKMF dhe ka marrë pjesë personalisht në çështjen zyrtare – administrative, duke marrë vendim me të cilin ka formuar komisionin për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës bazuar në konkursin e publikuar për pozitën ‘Mjek i praksës së përgjithshme’, në atë mënyrë që komisioni në fjalë e ka përzgjedhë vajzën e të pandehurit si më të suksesshmen duke e punësuar të njëjtën si mjeke të praksës së përgjithshme në QKMF.

Sipas Gjykatës me këto veprime i pandehur ka kryer vepër penale konflikt interesi, nga neni 424 par. 1 të KPRK-së,
“Të pandehurit Z.E gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej katërmijë euro (4000) €, e të cilin dënim me gjobë, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej gjashtë muajve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar , dënimi me gjobë i zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu i llogaritet në shumë prej njëzet (20)€”.

“Si dhe dënim plotësues ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh. I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej njëqind (100) euro si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

LEXO EDHE:

Back to top button