Kryetari i ri i Shkupit Gjorgjievski, mori zyrtarisht detyrën / Njoftoi se aksioni i parë i madh do të fillojë sonte në orën 20:30 për pastrimin e Shkupit

Kryetari i ri i Shkupit Gjorgjievski, mori zyrtarisht detyrën / Njoftoi se aksioni i parë i madh do të fillojë sonte në orën 20:30 për pastrimin e Shkupit

Kryetari i sapo zgjedhur i Shkupit, Orce Gjorgjievski, mori zyrtarisht detyrën dhe njoftoi se do të fillojë menjëherë aktivitetet. Gjorgjievski njoftoi se aksioni i parë i madh do të fillojë sonte në orën 20:30 për pastrimin e Shkupit brenda 72 orëve ashtu siç kishte premtuar në fushatën e tij zgjedhore. Gjorgievski njoftoi gjithashtu se nga dita e nesërme do të filloje me riorganizim të plotë të ndërmarrjeve publike dhe normalizimin e situatës në to, dhe siç tha, në mënyrë që qyteti më të funksionojë ashtu siç e meritojnë banorët e Shkupit. I pari i ri i Shkupit, gjithashtu paralajmëroi për projekte të reja infrastrukturore, mjedisore dhe arsimore, si dhe transparencë të plotë në punën e Qytetit të Shkupit.

“Nga ky moment jam edhe zyrtarisht kryetar i Qytetit të Shkupit, filloj me punën e parë që ua premtova qytetarëve dhe ajo është që qytetin ta lirojmë dhe të ua kthejmë qytetarëve, pra me demontimin e rampave që janë para hyrjes së Qytetit të Shkupit. Sonte nda ora 20:30 fillojmë me aktivitetin e pastrimit të kryeqytetit, pikënisja do të jetë para parkimit të sallës sportive Boris Trajkovski dhe u bej thirrje që të jeni atje si media ndërsa në 72 orët e ardhshme do të bëjmë gjithçka që të ndriçoj qyteti i Shkupit ashtu siç edhe ua premtova qytetarëve tonë”, tha Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button