KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare

Qyteti i Shkupit do të drejtohet nga kryetare grua për herë të parë që nga pavarësia e vendit. Kandidatja e pavarur me mbështetje nga opozita, Danella Arsovska, mori 28 mijë vota më shumë se kryetari i deritanishëm Petre Shilegov nga radhët e LSDM-së. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi rezultatet e para zyrtare të cilat do të certifikohen pas afatit për ankesa dhe padi. Opozita fitoi edhe Gostivarin, për një mandate të dytë të Arben Taravarit nga radhët e Aleancës me Shqiptarët 5700 vota epërsi nga kundër-kandidati Nezvat Bejta. Kreu i Besës Bilall Kasami do të drejtojë Komunën e Tetovës në katër vitet e ardhshme meqë mori mbi 5 mijë vota me shumë se Teuta Arifi. Në Kumanovë do të udhëheqë edhe për katër vite të tjera Maksim Dimitrievski kurse në Strugë, Ramiz Merko.

https://www.youtube.com/watch?v=eG5UBP6OSts

“Pas publikimit të rezultateve të para zyrtare, do të sillet vendim për publikimin e tyre në mënyrë elektronike dhe nga ky moment rrjedh afati për dorëzimin e ankesave që është 48 orë. Më saktë ajo është deri të mërkurën në ora 14. Ka disa vërejtje në procesverbale por vërejtjet janë bazë për dorëzimin e ankesave dhe do ta shohim nëse do të kemi ankesa. Nëse ka ankesa, ne do të marrim vendime”, deklaroi Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

LEXO EDHE:

Back to top button