Pas përfundimit të votimeve është kryer dezinfektimi i shkollave

Një ditë pas mbarimit të raundit të dytë zgjedhor, shkollat kanë dezinfektuar hapësirat të cilat janë shfrytëzuar si vendvotime ndërsa nxënësit kanë zhvilluar mësimin normalisht dhe pa probleme. Nga shkolla fillore “Penko” në Çair thonë se klasat janë të sigurta dhe se procesi i dezinfektimit është kryer nga ana e personelit të shkollës menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

“Në shkollën tonë janë shfrytëzuar 9 klasa si vendvotime. Dje menjëherë pas mbylljes së votimit, dezinfektimi është kryer nëpër të gjitha klasat. dezinfektimi në mes dy ndërrimeve dhe pushimit të gjatë është I obligueshëm që nga pandemia. Që kur kemi filluar me mësimin me prezencë fizike ajo është e patjetërsueshme”, deklaroi Mukades Daci, shkolla fillore “ Petar Zdravskovski Penko”.

Dezinfektimi i hapësirave të votimit kryhet para dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor. Protokollet shëndetësore parashikonin edhe masa të tjera për mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore, votuesve dhe vëzhguesve. Megjithëse respektimi i distancës, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e maskës ishin të domosdoshme, këto masa shpesh herë nuk respektoheshin gjatë votimit të një dite më parë.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button