KSHZ: VMRO në Qytetin e Shkupit do të ketë 18 këshilltarë, LSDM-ja 12

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, VMRO-DPMNE në qytetin e Shkupit fitoi 18 ulëse në këshill, ku bartës i listës është profesori universitar Trajko Slavevski. LSDM fitoi 12 këshilltarë. BDI do të ketë pesë vende të këshillit në komunën e qytetit, ndërsa e Majta do të ketë katër. Në këshillin komunal bëjnë pjesë edhe dy kandidatë të pavarur nga “Qyteti i Gjelbër Human”, si dhe dy këshilltarë të Aleancës – Alternativa. Edh koalicioni i Partisë Liberal Demokratike dhe RDM gjithashtu fituan dy vende në këshill. Këshilli ka 45 këshilltarë, ndërsa për shumicë duhen 23 këshilltarë. VMRO në Shkup do të ketë 18 këshilltarë, për mazhorancë i nevojiten 23.

LEXO EDHE:

Back to top button