KSL sot në protestë para Parlamentit dhe Qeverisë

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) sot nga ora 16:00 do të mbajë protestë me automjete përmes së cilës do ta shprehë pakënaqësinë nga mungesa e dialogut social, mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve dhe rritjen e fundit të pagës minimale. Protesta do të fillojë përballë RTVM-së, do të vazhdojë përmes bulevardit “Koço Racin”, deri para Kuvendit ku është planifikuar fjalim. Pastaj, do të vazhdojë deri te Qeveria. Për protestën janë njoftuar sindikatat ndërkombëtare dhe të gjitha sindikatat e brendshme, si dhe organizatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

LEXO EDHE:

Back to top button