Kthimi i nxënësve në shkollë, Carovska: Vendimi në bazë të gjendjes epidemiologjike

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk e përjashton mundësinë e kthimit të nxënësve në shkollë nga shtatori. Sipas saj, modeli i kombinuar i mësimdhënies këtë vit online dhe me prani fizike, ka dhënë rezultate. Lidhur me vaksinimin, ajo tha se mësuesit që kanë mbajtur mësim nga klasa e parë deri në klasën e tretë tashmë janë vaksinuar, ndërsa me dozën e parë janë vaksinuar edhe ata që do të jenë përgjegjës për realizimin e provimit të maturës shtetërore.

Dhe vazhdojmë ta bëjmë me dinamikë, grup pas grupi mësuesit të vaksinohen. Pas realizimit të suksesshëm të maturës në fillim të qershorit, kemi diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisë, që të kemi takime të përbashkëta, në të cilat do të përcaktojmë si do të fillojë viti shkollor në shtator – tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Megjithatë, Carovska nuk u përgjigj deri kur pret që të përfundojë vaksinimi i tërë stafit mësimor.

Kur prisni që të përfundojë vaksinimi i plotë i të gjithë stafit mësimor, sepse thatë që tani janë vaksinuar vetëm ata që japin mësim me prani fizike? Dhe a po bëhen përgatitje të caktuara në lidhje me kthimin?

Sapo iu përgjigja pyetjes suaj – u përgjigj shkurt Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Lidhur me njoftimet e nesërme për protesta nga prindërit, që janë kundër ligjit të ri për librat shkollorë, që parashikon digjitalizimin e tyre, Carovska thotë se kërkesat janë përmbushur.

Sepse themi – të kemi mësim, të kemi libra shkollorë. Do të ketë mësim, si dhe libra shkollorë – që tregon se kërkesat janë përmbushur – tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Por, prindërit nga nisma qytetare “Tekste dhe mësim patjetër të ketë”, për Alsat thonë se autoritetet kompetente mbeten të shurdhër ndaj kërkesave të tyre. Ata paralajmërojnë protesta në të gjithë Maqedoninë, dhe një marsh në Shkup, si dhe ngritjen e një nisme civile për referendum të detyrueshëm kundër këtij ligji.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button