Ku mbeti fati i kufirit Llojan-Miratoc? – Bujar Osmani me përgjigje të komplikuar

Ku mbeti fati i kufirit Llojan-Miratoc? - Bujar Osmani me përgjigje të komplikuar

Ministri i Punëve të Jashtme njëherësh edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, sonte në “Rruga Drejt” me Adrian Kerimin, i pyetur se ku mbeti fati i kufirit Llojan-Miratoc, ka thënë se ka filluar të humbasë shpresën, shkruan Alsat.

“Unë fillova të humbë shpresën të jem i sinqertë, edhe pse Serbia njëherë filloi të përgjigjet mirë ku miratoi ligjin në parlament, erdhën në Shkup dhe nënshkruan bashkë me mua marrëveshjen dhe përnjëherë i pezulluan aktivitetet. Por tash përnjëherë treguan interes, ekipet tona u takuan para tre ditësh në Tabanoc ndërsa tash kanë dhënë fjalë se shpejt do të lëvizin, ku fillimisht do të jetë për disa fshatra përreth”, tha Osmani./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button