Shpërthimi me 41 viktima në minierën turke, autoritet arrestojnë 25 persona

Shpërthimi me 41 viktima në minierën turke, autoritet arrestojnë 25 persona

Autoritetet turke kanë bërë 25 arrestime në lidhje me shpërthimin e 14 tetorit në një minierë qymyrguri në qytetin Amasra, ku humbën jetën 41 punëtorë. Drejtori i minierës, Jihat Ozdemir, ishte në mesin e të arrestuarve, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ishte zotuar gjatë vizitës së tij në skenën e tragjedisë se askush nuk do të kursehet nëse lindin përgjegjësi pas përfundimit të hetimit.

Familjarët e viktimave kishin raportuar se rreth 10 ditë para shpërthimit fatal, minatorët kishin vënë në dukje erën e fortë të gazit në galeri.

Aksidenti fatal në Amasra zgjoi kujtimet e tragjedisë së vitit 2014 në një minierë qymyri në qytetin perëndimor turk të Soma, ku 301 punëtorë u vranë pas një shpërthimi dhe zjarri që shkaktoi shembjen e një boshti. Drejtësia turke më vonë kishte vendosur dënime me burg deri në 22.5 vjet për tre drejtues të minierës.

LEXO EDHE:

Back to top button