Kujdes/ Dje janë gjobitur 163 shoferë në Shkup

Dje janë gjobitur 163 shoferë në Shkup

Në territorin e Shkupit dje janë dënuar 163 shoferë në kontroll të përforcuar aksional. Prej tyre, për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 49 sanksione, 13 për vozitje pa patent shoferi, nëntë për shkelje që i bëjnë motoçiklistët.

“Janë shqiptuar 11 masa për përdorimin e celularit, tetë sanksione për automjete të paregjistruara, shtatë masa për kalim në dritë të kuqe të semaforit”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej atje u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat për siguri më të madhe në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button