Kujdes! Temperaturat arrijnë 39°C, pasdite priten reshje dhe bubullima
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare, njofton Administrata Hidrometeorologjike.
Pasdite pritet të zhvillohet paqëndrueshmëri, e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa lokalisht janë të mundshme edhe stuhi afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë nga 31 deri në 39 gradë.








