Kukësi shpejt gjen trajnerin e ri, vjen nga Kosova

Mirel Josa është trajneri i ri i ekipit të Kukësit. Josa vjen në vend të Hallaçit që zëvendësoi Skënder Gegën.

Futboll Klub “Kukësi” njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21,” thuhet në komunikatën zyrtare të klubit verilindor.

 

 

Kukësi renditet në vend të pestë me 23 pikë, 13 më pak se Vllaznia kryesuese. Josa do të debutojë te skuadra e re në përballjen në Korçë, kundër Skënderbeut.

LEXO EDHE:

Back to top button