Kuman në telashe para përballjes me Bajernin

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, sulmuesi danez Martin Brajtuajt, mund të qëndrojë jashtë fushës për tre deri në katër muaj, pas lëndimittë marë në sfidën me Getafen. I njëjti nuk luajti për Danimarkën edhe pse ishte pjesë e saj në sfidat eliminatore, andaj pritet që lojtari t’i nënshtrohet një operacioni.

Mungesa afatgjatë e Brajtuajtit do ta lërë trajnerin e Barcelonës, Ronald Kuman pa shumë alternativa në sulm, veçanërisht pasi ai tashmë është pa Serhio Agueron, Ansu Fatin dhe Ousmane Dembelen. Luuk de Jong është sulmuesi i vetëm qëndror me Memfis Depaj dhe të riun Jusuf Demir, si partnerë të tij në sulm.

Aguero dhe Dembele nuk pritet të kthehen në aksion të paktën deri në muajin tetor, ndërsa Fati është rikthyer në stërvitje, por edhe më tutje nuk është i gatshëm për ndeshjet e ardhshme.

Kuman do të shpresojë që Depaj dhe mesfushori sulmues Filipe Kutinjo të kontribuojnë në fazën ofanzive kur të përballen me gjigantët gjermanë të Bundesligës, Bajern Munihun, në Ligën e Kampionëve gjatë ditës së martë.

LEXO EDHE:

Back to top button