Kuman vë në dyshim qëndrimin e Mesit në “Camp Nou”

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, nuk kishte fjalë për ta përshkruar një paraqitje tjetër të shkëlqyer të Lionel Messit në La Liga, por e pranoi se katalonasit janë më fat që Mesi nuk u largua në verë. Messi i shënoi dy gola mahnitës në fitoren e Barcelonës 4:1 kundër Hueskas, duke dalë i pari në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga këtë sezon me 21 gola.

 

 

Falë kësaj fitoreje, Barça i afrohet liderit Atletiko Madrid në vetëm 4 pikë, në atë që po del të jetë një luftë e nxehtë për titull.

“Mendoj se Messi e ka dëshmuar se është më i miri. Goli i parë ishte fantastik. Ai e meriton të jetë i rëndësishëm për këtë ekip. Nuk mund të thuhet më shumë për të. Ai është njeriu më i rëndësishëm në historinë e klubit. Fatmirësisht, ai është ende me ne”, tha pas ndeshjes trajneri Kuman.

LEXO EDHE:

Back to top button