Kumani afër përjashtimit, trajnera të njohur presin vendimin

Barcelona dhe Ronald Kuman nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në La Liga dhe Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që drejtuesit e gjigantit spanjoll të mendojnë seriozisht për shkarkimin e tij pasi ekipi nuk është duke luajtur në nivelin që ata presin.

Sipas mediave spanjolle, largimi i Kumanin është çështje ditësh dhe klubi ka tashmë disa emra në dispozicion për ta zëvendësur atë.

Në listë janë emra si: Çavi Hernandez, Andrea Pirlo, Marselo Bielsa, Antonio Konte, Erik Ten Haag.

Aktualisht emri më i përfolur për të pasuar holandezin është Çavi, por nuk përjashtohen edhe opsionet tjera. Mediat në Itali raportojnë se Konte është duke përcjellur me vëmendje situatën në “Kamp Nou”.

LEXO EDHE:

Back to top button