Kumanova përplas ashpër Maksim Dimitrievskin dhe Zoran Zaevin

Në mbledhjen e parë të Komitetit Qendror të LSDM-së, kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski do të përjashtohet nga të gjitha organet dhe anëtarësia e partisë. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se vendimi i socialdemokratëve bazohet në veprimin personal të Dimitrievskit për të kandiduar i pavarur në Kumanovë, lajm të cilin e bëri të ditur pak ditë para se partia të caktojë për kandidat Oliver Ilievskin.

Kur do të vendosni se do ta lëshoni LSDM-në, kjo është shkruar në disa mënyra si atë ta bëni, një nga mënyrat është kjo, largoheni nga LSDM-ja dhe shkoni si kandidat i pavarur. Maksim Dimitrievski vendosi për këtë, ky është vendimi i tij, dhe Maksimi u nis kundër Maksimit dhe përfundimisht LSDM-ja në mbledhjen e parë të Komitetit Qendror duhet ta konstatojë atë që Maksim Dimitrievski e bëri, respektivisht ky është përjashtimi nga LSDM”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Por Dimitrievski pyet publikisht: Si mundet dikush t’i din paraprakisht vendimet e organeve të partisë. Sipas tij, përjashtimi nga LSDM-ja është dëshirë e disa individëve dhe jo vullnet partiak ose i anëtarësisë.

Si mundet paraprakisht udhëheqësia partiake e LSDM-së ti dijë vendimet e Komitetit Qendror, pra para se ato të miratohen. A luftuam neve për demokraci të tillë të brendshme partiake? Unë nuk do të pranoj që në shoqërinë time zbatimi i demokracisë të jetë vetëm formale, por të ketë demokraci reale. Sido që të prononcohen organet e partisë, unë isha, jam dhe do të mbetem socialdemokrat dhe dëshmoj se largimi im eventual nga LSDM-ja është dëshirë e individëve brenda partisë”, theksoi Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

Javën e kaluar Dimitrievski pa pritur vendimin e partisë njoftoi se me kërkesë të qytetarëve kandidon i pavarur për Kumanovën. Përçarjet brenda LSDM-së u theksuan kryesisht gjatë pandemisë, kur Dimitrievski kishte deklaruar se Qeveria po sillet si regjim ndaj kërkesës së tij për ta vendosur Kumanovën në karantinë për shkak të numrit të lartë të qytetarëve të prekur nga Kovid-19. Së fundi Dimitrievski u ballafaqua me akuza nga qytetarët shqiptarë për të ashtuquajturin “himni për Kumanovën” në të cilin nuk kishte përfshirë asnjë element shqiptar në këngë dhe videoklipin e saj. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Dimitrievski fitoi kundër kandidatin e tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zoran Georgievski që në raundin e parë me mbi 10 mijë vota dallim.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button