Kumanovë: Arrestohet 35-vjeçari, dyshohet për mbajtje me forcë dhe abuzim ndaj një 36-vjeçari
Një 35-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nën dyshimin se ka mbajtur me forcë një 36-vjeçar në shtëpinë e tij. Sipas MPB-së D.P(35) dyshohet se nga data 29.05.2026 deri në datën 31.05.2026 e ka sulmuar mikun e tij 36 vjeçar fizikisht, e ka detyruar të përdorë drogë dhe të kryejë veprime seksuale.
Gjatë arrestimit të 35-vjeçarit nga Kumanova, policia gjeti dhe sekuestroi marihuanë, një telefon celular me gjurmë të një substance të bardhë pluhurore dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale. I dyshuari u ndalua në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.









