Kumanovë, arrestohet një inspektor i dyshuar për mitmarrje

Pak minuta më parë policia në Kumanovë ka arrestuar një nga nëpunësit e tyre (inspektor në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup) mbi dyshimet për mito. Burime policore në rrethana jozyrtare bëjnë të ditur se inspektori ka kërkuar mito prej 6.000€ nga një agjenci turistike në Kumanovë për të ndaluar një hetim financiar kundër subjektit. Më pas oferta e tij mësohet të ketë zbritur në 2.000€. Të njejtit i janë ofruar para të evidentuara dhe i janë dorëzuar në një takim në njërën nga kafiteritë afër Tregut të Qytetit, pas çka është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Hollësitë për rastin pritet që policia t’i shpalos të enjten.

LEXO EDHE:

Back to top button