Ligji i tërheqjes, u publikua bashkëpunimi sekret i Kanye West dhe Dua Lipës

Një bashkëpunim i fshehtë mes Kanye West dhe Dua Lipës është publikuar së fundmi në internet.

Kënga, e quajtur “Law Of Attraction” u regjistrua dy vjet më parë për albumin e Kanye, ‘Yandhi’, por nuk u publikua kurrë.

Një klip një minutësh i këngës po qarkullon në rrjet dhe po bën namin. Sipas “The Sun” Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye kur ishte më e re dhe e konsideronte veten një fanse të madhe të tijën.

Po e njëjta media shkruan se ajo ishte e lumtur që hyri në studio me të sepse ishte një përvojë emocionuese, por fatkeqësisht kënga nuk e pa kurrë dritën e publikimit.

Pse? Sepse në kohën kur Kanye publikoi albumin e tij, i gjithë koncepti kishte ndryshuar dhe kjo pjesë  nuk i përshtatej fare.

Megjithatë, shanset që në të ardhmen dy super artistët të bashkojnë sërish forcat janë të mëdha dhe me siguri do jetë një super hit botëror.

Teksa Kanye i është futur politikës, Dua vijon me sukseset. Së fundmi, ajo është nominuar në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane “AMA”. Ajo ka ndarë lajmin e madh në rrjetet sociale, ku ka treguar se është nominuar në kategorinë “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.

Po ashtu, ajo na ka paralajmëruar se ka në plan diçka shumë speciale gjatë dhënies së çmimeve, në të cilat ajo po merr pjesë për herë të tretë radhazi.

Dua Lipa ka njoftuar dje në rrjetet sociale se më 30 tetor do të publikojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtaren belge Anegle.

Ajo ka ndarë një foto me të, ku shihen duke kërcyer, duke treguar se kënga titullohet “Fever”.

Me zemër të thyer, Dua njoftoi 3 ditë më parë se turneun e saj europian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për shkak të pandemisë së Covid-19 për në shtator dhe tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button