Kuvendi me 53 vota për miratoi ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës

Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektuese, ndërsa ndryshimet ligjore u votuan me 53 vota “për”, 26 të përmbajtur dhe asnjë kundër.

Kjo njëherit nënkupton mes tjerash ae mbajtja e maskës në hapësira të hapura mbetet obligative, ndërsa vendimi hyn në fuqi kur vendimet e sotme të miratuara do të publikohen në gazetën zyrtare.

Ndryshe, më herët LSDM dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u tërhoqën nga propozimi për grupim në shtëpi me të cilat do t’i jepej mundësia policisë që të futet në shtëpitë dhe banesat pa urdhër gjyqësor.

Qeveria hoqi dorë nga kjo ide pasi opozita reagoi se propozimi i tillë është në kundërshtim me kushtetuën.

LEXO EDHE:

Back to top button