Kumanovë / Skemë mashtrimi me kredi të shpejta, dëm mbi 10.8 milionë denarë

Dy të dyshuara të moshës 22 dhe 34 vjeçare nga Kumanova janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal, nën dyshimin se kanë mashtruar 19 persona dhe kanë marrë kredi të shpejta në emrin e tyre. A.S.D. akuzohet për dy vepra penale – mashtrim dhe keqpërdorim të të dhënave personale, ndërsa M.V. dyshohet për ndihmë dhe inkurajim.

Nga MPB njoftojnë se e dyshuara e parë, me qëllim dhe plan të parapërgatitur me qëllim përfitimit të pasurisë së paligjshme për vete dhe të dyshuarën e dytë, nga janari deri në korrik në 19 raste në mënyrë të rreme dhe duke fshehur faktet, pa pëlqimin dhe autorizimin e tyre kanë mashtruar 19 persona duke keqpërdorur të dhënat personale kanë aplikuar për kredi të shpejta . Për këtë periudhë, sipas policisë të dyja janë përfituar pasuri të paligjshme në vlerë preh rreth 10.8 milion denarësh.

LEXO EDHE:

Back to top button