Kumanovë/ Vdes 60-vjeçari nga COVID-19
Kumanovë/ Vdes 60-vjeçari nga COVID-19

Gazetare: Ajnur Bafqari
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e virusit Kovid 19. Bëhet fjalë për një 60 vjeçar nga Kumanova, që ka pasur sëmundje të tjera, ndërsa ka ndërruar jetë në kushte spitalore.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se personi ka qenë i vaksinuar me dy doza. Të fundit e ka pranuar prej para më shumë se 3 vitesh. Poashtu është regjistruar edhe një rast i ri me Kovid në Strugë, ndërsa javën e kaluar janë evidentuar tre të shëruar.
Gjatë këtij viti, deri më 26 janar, janë regjistruar gjithsej 14 të prekur me koronavirus, ndërsa në raport me një muaj më parë, numri i të prekurve me kovid në muajin janar, është rritur për më shumë se dy herë.
“Janë testuar gjithsej 341 persona….Domethënë janë bërë më shumë testime në raport me javën paraprake. Gjatë javës së kaluar, përfshirë datën 26, është paraqitur një person i vdekur, që asocion me Kovid 19…Në përgjithësi gjatë vitit 2025, janë regjistruar gjithsej 14 persona të sëmurë, numri I të prekurve në muajin janar është për 2,3 herë më shumë se muajin dhjetor të vitit të kaluar. Nuk është diçka domethënëse, sepse janë vetëm 14 persona dhe është e pritshme në këtë periudhë të kemi prezencë më të madhe edhe të kovidit edhe të gripit”, tha Marija Andonova, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik./ Alsat.mk