Kumbulla rrezikon të mbetet jashtë përballjes kundër Serbisë

Marash Kumbulla pësoi së fundi një lëndim. Trajneri i Majorkës, Arrasate, duket se nuk mund të bëjë pa Marash Kumbullën dhe e hodhi në fushë në ndeshjen tepër të rëndësishme në La Ligë ndaj Atletiko Madridit.

Gjithsesi, qëndrimi në terren i mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë nuk vazhdoi më shumë se 36 minuta pasi ai ndjeu shqetësime fizike dhe u zëvendësua. Nuk dihet se për çfarë lëndimi bëhet fjalë dhe sesa do të jetë koha e riaftësimit. Majorka e tij arriti barazimin 1-1 në fund pas golit të shënuar nga sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi.

Shpresa është që futbollisti i kombëtares kuqëzi të mos ketë dëmtim të rëndësishëm, ndërsa afron ndeshja ndaj Serbisë në eliminatoret e Kupës së Botës.

Lojtari 25-vjeçar ka qenë në fushë në 67 për qind të minutave në kampionat dhe po ashtu ka qenë titullar për Majorkan në 75 për qind të ndeshjeve, pra në tre nga katër.

LEXO EDHE:

Back to top button