Xhastin Klajvert hyn edhe në librin e rekordeve “Guinness”

Xhastin Klajvert ka hyrë në historinë e futbollit falë “Guinness World Record”. Sulmuesi i Burnemautit u shpërblye me një pllakatë të tillë për një arritje të paprecedentë: më 30 nëntor 2024, në fitoren 4-2 ndaj Vulverhamptonit, ai realizoi 3 penallti në një ndeshje të Premier Ligës, diçka që nuk ishte parë kurrë më parë.

Golat e tij në minutat 3’, 18’ dhe 74’, së bashku me rrjetën e Kerkezit, i dhanë skuadrës fitoren që nisi një seri të gjatë pa humbje (8 fitore e 4 barazime, deri më 25 janar).

Klajverti e mbylli sezonin 2024/25 me 12 gola dhe 6 asiste në 34 ndeshje, ndërsa këtë edicion është ende në kërkim të rrjetës. Megjithatë, Burnemauti ndodhet në vendin e katërt të Premier Ligës.

Ky rekord e vendos nga Xhastin pranë babait të tij, Patrik Klajvert, i cili më 24 maj 1995 u bë lojtari më i ri që shënoi në një finale Ligës së Kampionëve,  duke i dhënë Ajaksi-it trofeun me një gol ndaj Milanit në moshën 18 vjeç e 327 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button