Kumbullat janë super të shëndetshme, por cilët njerëz duhet t’i hanë ato në sasi të vogla?

Kumbullat janë super të shëndetshme, por cilët njerëz duhet t'i hanë ato në sasi të vogla?

Janë mbi 2000 lloje kumbullash të krijuara me kryqëzim, me përmasa, shije dhe me ngjyra e nuanca të ndryshme nga bluja, jeshile, e bardhë, e verdhë, e kuqe në portokalli.

Përveç shijes specifike, kumbulla përmban edhe veti të shumta medicinale që gjejnë aplikim në përdhes, sëmundje të mëlçisë dhe reumatizma. Kumbulla ka një efekt të favorshëm edhe në aparatin tretës, pra ndihmon në punën e organeve tretëse, duke rregulluar funksionin e zorrëve.

Ky frut i çmuar është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht vitamina A dhe C, riboflavinë, kalcium dhe magnez. Kumbulla ka rëndësi mjekësore falë efektit të saj laksativ të moderuar dhe natyral, i cili mund të përdoret në rastet e kapsllëkut, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Përveç kësaj, hulumtimet lidhur me vetitë antioksiduese dhe antikancerogjene të frutave kanë treguar se kumbullat e thata janë ndër frutat më të pasura, jo vetëm mes frutave, por edhe mes perimeve me veti të tilla.

Kumbullat pastrojnë enët e gjakut nga depozitat yndyrore dhe veprojnë si një antioksidant i fuqishëm në luftën kundër radikaleve të lira. Antocianinet – të cilat në fakt janë pigmenti blu-kuqemë në kumbulla – mund të ndihmojnë në pastrimin e radikaleve të lira të dëmshme. Kjo, nga ana tjetër, mbron trupin tuaj nga kanceri dhe dëmtimi i qelizave.

Vitamina C e gjetur në kumbulla ndihmon trupin tuaj të ndërtojë muskuj, të formojë enët e gjakut, të rikuperohet dhe është gjithashtu e mirë për sytë tuaj. Sipas një studimi të vitit 2010, pjesëmarrësit që pinin lëng kumbulle dhe hanin kumbulla kishin presion më të ulët të gjakut sesa një grup kontrolli që nuk konsumonte kumbulla.

Kumbullat e freskëta dhe të thata, si dhe komposto kumbullash, mund të përdoren si diuretik.

Personat që kanë probleme me veshkat ose kanë dhimbje në fshikëzën e tëmthit, duhet të konsumojnë kumbulla në sasi të vogla.

LEXO EDHE:

Back to top button