Kupa, Akademia Pandev finalist i parë

Skuadra e Akademia Pandevit është finalisti i parë në Kupën e Maqedonisë në futboll. Skuadra nga Strumica, në gjysmëfinalen e parë, të zhvilluar në lagjen GJorçe Petrov në Shkup, mundi skuadrën vendase të Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultat 3-1. Mysafirët nga Strumica hapën rezultatin me golin e Besnik Ferratit, ndërsa Izet Hajrullahu barazoi shifrat në 1-1. Pak më vonë, Ferrati u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pas së cilës u largua nga terreni i gjelbër dhe do të mungojë në finalen e madhe të Kupës.

 

 

 

Në pjesën e dytë, Marjan Radeski, shënoi dy gola nga pika e bardhë, për të drejtuar Akademia Pandevin në finalen e Kupës së Maqedonisë, ku mbron titullin e arkëtuar në vitin 2019. Në gjysmëfinalen e dytë, që është programuar për ditën e enjte, do të takohen, Struga Trim Lum dhe Sileksi. (Foto: Ekipa.mk)

LEXO EDHE:

Back to top button