Kupa e Botës, Katari ndalon kategorikisht një gjë

Të dielën starton Kupa e Botës, ku vendi pritës Katari do të ndeshet me Ekuadorin, por vendi pritës po i bën presion FIFA-s që të ndalojnë kategorikisht shitjen e birrës në stadium. Shitja e alkoolit kontrollohet rreptësisht në Katar, por do të jetë e disponueshme në zonën menjëherë jashtë vendeve të ndeshjeve dhe zonave të tifozëve, si dhe brenda hoteleve.

“Budweiser” një nga sponsorët më të mëdhenj të FIFA-s, iu tha të shtunën të zhvendoste tezgat që shesin produktin e saj në stadiume në vende më pak të njohura. “The Times” raporton se “Katar 2022” tani dëshiron të shkojë edhe më tej dhe se diskutimet janë duke vazhduar midis FIFA-s dhe “Budweiser”. Një vendim pritet të premten, por besohet se birra mund të ndalohet nga të gjitha stadiumet.

“Budweiser” mbetet një nga partnerët kryesorë të FIFA-s dhe nëse i mohohet mundësia për të shitur birrë ose për të pasur ndonjë shikueshmëri në ndeshjet e Kupës së Botës, atëherë organi drejtues i futbollit do të shkelte një kontratë shumë milionëshe.

Nëse ndalimi i birrës vazhdon, i vetmi vend ku tifozët do të mund të pinë alkool do të jetë në një park të caktuar fansash, ku “Budweiser” tashmë ka zbuluar se një pije 500 ml do t’u kushtojë fansave plot 11,60 paundë. Disa bare hotelesh zakonisht paguajnë rreth 12-15 paundë për një birrë ose një gotë verë.

LEXO EDHE:

Back to top button