Murinjo gjen pasusesin për “tradhëtarin” Karsdorp te Real Madridi

Hoze Murinjo ka nevojë për një anësor të djathtë në merkaton e dimrit. Rik Karsdorp nuk mund të qëndrojë më te “verdhekuqtë” e Romës, pas akuzave për tradhti nga ana e “Special One”, i cili pavarësisht se nuk i përmendi emrin, u tregua i ashpër me lojtarin holandez pas ndeshjes me Sasuolon.

Disa emra po përfliten për një transferim tek ekipi italian, ndërkohë që ka ardhur edhe një propozim nga Reali i Madridit. Kampionët e Spanjës dhe Europës, janë gati të huazojnë Alvaro Odriozolën, i cili e nhej Serie A, pasi sezonin e fundit e kaloi në huazim te Fiorentina.

26-vjeçari, autor i katër ndeshjeve me kombëtaren spanjolle, nuk bën pjesë në planet e Karlo Ançelottit. Emri i tij është lidhur me një kalim te Juventusi kohë më parë, ndërkohë që tani shpreson të rikthehet në Serie A, por kësaj radhe si lojtar i Romës.

LEXO EDHE:

Back to top button