“Kupa u mbush”, Berisha fton qytetarët të dalin në protestë

“Kupa u mbush”, Berisha fton qytetarët të dalin në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u ka bërë ftesë publike qytetarëve për të dalë në protestë në shenjë revolte për vdekjen e Laer Kurtit, pasi që ky i fundit ndërroi jetë gjatë shoqërimit për në komisariat.

Në fotografinë paralajmëruese të publikuar në llogarinë zyrtare të Berishës në Facebook është bërë e ditur se protesta do të mbahet sonte nga ora 20:00, para Ministrisë së Brendshme nën moton “Kupa u mbush”.

I arrestuari tashmë i ndjerë, që ishte 32-vjeç, ka arritur pa shenja jete në dyert e spitalit të Traumës në Tiranë, i shoqëruar nga forcat policore.

LEXO EDHE:

Back to top button